Dardanët dhe Trojanët

Shtëpia mbretërore e Trojës ndahej në dy degë, ajo e Dardanëve dhe ajo e Trojanëve (qyteti i tyre quhej Troja, ose nganjëherë ILION /ILIUM). Shtëpia e Dardanëve (anëtarët e saj ishin Dardanidët, greqisht: “Δαρδανίδες”) ishte më e vjetër se Shtëpia e Trojës, por Troja më vonë u bë më e fuqishme. Enea përmendet në Eneidën e Virgjilit në mënyrë të ndërsjelltë si një dardan ose si një trojan, por në mënyrë rigoroze, Enea ishte nga dega e Dardanëve. Shumë sundimtarë të Romës pretenduan se e kishin prejardhjen nga Enea. Po ashtu një pjesë e mirë e pasardhësve të tyre, sot aristokracia moderne në Europën perëndimore, rrënjët e fisnikërisë së tyre i lidhin me dardanin e shquar Enea.

Vetë Homeri ia shton emërtimin Dardani (Δαρδανίδη) mbretit Priam dhe personazheve të tjerë të shquar që tregohet se janë anëtarë të sojit të Dardanëve.

——————————————————

Etimologjia e emrit dardan, përkatësisht e Dardanisë, lidhet me glosën indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do të thotë vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e përcjellin zhvillimin fonetik të shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, ose emrat e maleve e të lumenjve në Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.

Dardanët, i përkasin etnosit ilir, të krijuar nga gërshetimi i substratit neolitik autokton dhe adstratit eneolitik indoevropian. Formësimi i tyre u arrit gjatë proceseve integruese që ndodhën gjatë epokës së bronzit dhe fillimeve të epokës së hekurit.

[https://en.wikipedia.org/wiki/Aeneas] [https://en.wikipedia.org/wiki/Priam]

Piktura: Enea dhe babai i tij duke ikur nga Troja. 1635. Simon Vouet. Piktor frëng 1590-1649. Vaj në kanavacë.

Add Comment